Ai është një nga zërat më të përfolur të momentit. Bëhet fjalë për artistin Elgit Doda, projektet e të cilit gjithnjë janë kthyer në hite muzikore.

Elgiti është një nga producentët më të suksesshëm dhe padyshim që të gjitha këngët e tij pëlqehen shumë. Duket se, së fundmi, Elgiti është në kulmin e karrierës së tij, duke numëruar hite të njëpasnjëshme muzikore.

E thënë kjo, sigurisht që sukseset e tij të shumta do të pasqyrohen edhe në ”The Top List”. Ai ka 8 këngë njëkohësisht në klasifikim dhe 6 prej tyre kanë arritur të pozicionohen në Top 20 të listës.