Elgit Doda së fundmi ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Me ty pa ty”. Sigurisht edhe tek ky projekt është siguruar që të na prekë telat e zemrës, ashtu si gjithmonë.

“Me ty pa ty” është publikuar në YouTube vetëm pak ditë më parë, por ende nuk ka një klip zyrtar. Na mbetet të presim e të shohim nëse Elgiti do të na surprizojë më vonë!

Elgiti ka qenë mjaft aktiv kohët e fundit duke ardhur me shumë projekte të reja. Secili, njëri më i suksesshëm se tjetri, ka bërë që publiku të afeksionohet mjaft pas tyre.

“Me ty pa ty” padyshim që pritet të thyejë rekorde. Ky është projekti i tij i parë që vjen pas disa bashkëpunimeve të rij me emra të njohur artistësh. “Me ty pa ty” është renditur në vend të 100-të për këtë javë.