Elgit Doda sapo na rrëmbeu sërish zemrat! Artisti ka publikuar së fundmi projektin e tij më të fundit të titulluar “Ku je”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe ashtu si çdo projekt i Elgitit ka arritur menjëherë që të pritet mjaft mirë nga fansat që në çastet e para të publikimit.

Megjithatë para pak kohësh të gjithë ne ishim të fiksuar (dhe ende jemi) me projektin e tij “TL”. Artisti i këndonte një dashurie toksike por shumë të fortë dhe që të gjithë mund të gjenim pak nga vetja. E “TL” mori akoma dhe më shumë sukses të menjëhershëm pasi u mësua se Donald Veshaj ishte ai që kishte shkruar tekstin e kësaj kënge dhe mbi të gjitha që ishte frymëzuar nga eksperienca e tij personale.

Por duket se për momentin do ta lëmë pak mënjëanë “TL” dhe do t’i gëzohemi “Ku je”. Po ashtu një këngë dashurie dhe me disa nota të trishta, Elgiti ‘premton’ që do të na thyejë se s’bën zemrat . “Ku je” ka arritur që të pozicionohet në vend të 62-të të klasifikimit të “The Top List”, por me gjasa që do të na surprizojë në javët në vazhdim. Pse jo mbase mund të arrijë të rrëmbejë edhe fronin…