Aktorja dhe këngëtarja shqiptare, Edona Reshitaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor. E njohur për publikun si një person me shumë talente, Edona Reshitaj, së fundmi ka publikuar një këngë të re me titullin “Më shumë se e bukur je”.
Kënga, e cila në brendësi të saj, përcjell një mesazh për të gjitha gratë e botës, duke treguar se duke qëndruar vetvetja jeni më e fortë, më e ëmbël dhe me plot shije, ka shtyrë përpara kauzën se duke besuar në vetëvete jeni më e suksesshme.
Edona e ka përshkuar projektin e ri përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale duke thënë se ideja për të i ka lindur para pandemisë COVID-19. Sipas saj kjo këngë përçon mesazh te gratë që të duan veten e tyre ashtu siç janë, teksa ka bërë thirrje për sa më shumë shpërndarje të këngës që sipas saj, mesazhi të depërtojë aty ku është qëllimi.