Ajo është një ndër artistet mjaft aktive në tregun muzikor shqiptar por duket se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të Coronavirusit, derimë tani Kida nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. Kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga Kida është rreth 4 muaj më parë dhe bëhet fjalë për “Moti”.

Pavarësisht se nuk ka asgjë të re nga artistja, publiku dhe kryesisht fansat e saj, vazhdojnë ta mbështesin këngëtaren e tyre të preferuar në “The Top List”, përmes votave të tyre. Gjatë kësaj jave, Kida ka arritur që të ngjitet me të gjitha këngët e saj që gjenden në klasifikim dhe që në total janë 6.

Kënga që është e renditur me mirë është pikërisht projekti i saj i fundit, “Moti”, i cili ka zënë vendin e 12-të, duke u ngjitur me 5 pozicione nga java e kaluar. Ndërsa këngët e tjera si “Deja Vu” me Lyrical Son, “Tela” me Ermal Fejzullahun, “Malli”, “Bileta” dhe “Ka je” janë të ngjitur përkatësisht me 6, 2, 4, 10 dhe 17 pozicione.

Ato pozicionohet përkatësisht, “Deja Vu” në vendin e 15-të, “Tela” në vendin e 16-të, “Malli” në vendin e 19-të, “Bileta” në vendin e 20-të dhe “Ka je” në vendin e 26-të.