Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij rrëmbejnë zemrat e fansave dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Para pak kohësh, ai solli një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja. Këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”.

Por duket se nuk ka të ndalur me kaq. Prej një kohe të gjatë tashmë, Ylli është duke punuar për një projekt të ri muzikor. Nga ajo që mund të kuptojmë deri më tani, duket se Ylli do të sjellë një tjetër baladë romantike kushtuar dashurisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artisti në llogarinë e tij zyrtare në Instgram, ku ka publikuar një fragment të shkurtër të këngës së tij të radhës. Dhe lajmi i mirë është që do të na duhet të presim fare pak për ta zbuluar perlën e rradhës nga Ylli.

Artisti bëri të ditur se projekti i ri do të publikohet më datë 9 Prill. Të shumta kanë qenë reagimet nga fansat e tij të cilët mezi po e presin këngën e re.