Robb Daddy është artisti shqiptar, që vjen si prurje e re këtë javë. Së fundmi, ai ka sjellë projektin e tij më të ri, i cili titullohet “Ndjenjë për ty”.
Stili i tij muzikor është shumë i veçantë dhe përfaqëson më së miri personalitetin e tij. Kryesisht, ai ndër vite ka krijuar këngë mjaft ritmike, ku mund të përmendim “Ayo”, “Rihanna”, “Dance”, “Sonte Funky” ose “We Party”.
Robb i ka sjellë disa prej tyre edhe në bashkëpunim me këngëtarë të tjerë. Artisti është përqëndruar të sjellë një rrymë ndryshe, paksa R&B. Por tek ky projekt i fundit, ai zgjedh të flasë për ndjenjat dhe botën e tij emocionale.
Nuk dihet nëse ky projekt është dedikim për dikë apo thjesht ai ka vendosur të eksperimentojë në karrierën e tij, duke shfaqur talentin edhe në këtë fushë. Edhe pse është një këngë plot ndjenja, ai zgjedh që të mos e humbë stilin e tij karakteristik.