Për herë të parë emrin e Hana Cakulit e kemi dëgjuar në “Top Fest” ku ajo tregoi për publikun të gjithë talentin e saj në këndim. Tashmë Hana është një nga artistet më të reja të Top Awards.

Hana Cakuli lindi në Ulqin, në Mal të Zi më 26 maj 1989. Hana merret me muzikën që nga mosha 6-vjeçare, ku është shfaqur në programe për fëmijë në qytetin e saj të lindjes, për të filluar profesionalisht të merret me muzikë në moshën 16-vjeçare, me shfaqjen e saj të parë në “Top Fest” me këngën “Natën kaloje me ne”.

Hana u bë posaçërisht e njohur ndër mbarë shqiptarët me këngën “U shërova” në “Këngën Magjike”, për të vijuar më pas me hitet “Simbol”, “Unë vendos” dhe “Kopshti”.

Hana që nga viti 2013 jeton në Mynih të Gjermanisë, ku ka krijuar grupin e saj muzikor, me të cilin performon nëpër evente me muzikë live. Hana tashmë është rikthyer me një projekt të ri muzikor, me video-animacionin “Përjetë”, një këngë dedikuar dy personave të veçantë, V&A.

”Përjetë” renditet në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”.