I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë artisti Dylan Reka, i cili sapo ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Countdown”. Se si erdhi ky projekt, na ka treguar vetë më shumë Dylan…
“Countdown” është fillimi i një kapitulli të ri në jetën time në një stil tjetër. Zgjodhëm që të vijmë në një lloj zhanri tjetër dhe besoj se është përqafuar nga publiku. R&B është rryma që unë dua të bëj, por do bëj dhe balada.
Pse ke vendosur ta titullosh EP-në tënde të parë “N’Agoni”?
Bashkë me Jeris Kason vendosëm që të sjellim katër këngë dashurie. Dashuria është dhe e bukur, por ndonjëherë të lëndon. Mendoj që shumë njerëz do e gjejnë veten tek këto këngë, tek një dashuri e humbur, tek një dashuri e pamundur, tek një dashuri që ti mund të kesh dhënë shumë dhe ai/ajo nuk ka dhënë asgjë. Kënga e parë thotë “Të gjitha do të kthehen njësoj”, karma do ta sjellë njësoj, pavarësisht se do duash të kthehesh tek unë, nuk ka më shanse.
Si është procesi yt i krijimit?
Unë frymëzohem shumë nga historitë e njerëzve. Një shoqja ime sapo ishte ndarë dhe thoshte se nuk do kthehej më, pavarësisht se ai personi i shkruante pafund. Unë i thashë lëre, vendosi një ‘countdown’. Aty m’u ndez llampa e krijimit, shkova në shtëpi dhe shkruajta diçka, më pas ia tregova Jerisit në studio.