Genc Shaqiri, apo siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit, Gesko ka publikuar projektin e tij të ri muzikor titulluar ”E Jona”. Kjo këngë ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List” nëpërmjet votave të shumta të publikut.

“E jona” vjen gati rreth dy vite që pas debutimit të tij me “Malli”. Ky i fundit ishte projekti që i dha edhe më shumë shtysë karrierës së tij dhe popullaritet në Top Awards.

Gesko ka rreth 5 vite që merret me muzikë dhe ka pasur një numër të konsiderueshëm bashkëpunimesh, ku mund të përmendim BimBimma, Dj PM dhe Dj Dagz apo Cricket. E tashmë duket se artisti ka vendosur t’i përkushtohet më shumë projekteve solo.

Ashtu si dhe “Malli”, “E jona” është një këngë shumë romantike dhe e ndjerë dhe po ashtu me një klip mjaft të thjeshtë. Gesko ka arritur të pozicionohet në vend të 31-të të listës për këtë javë.