I ftuar mbrëmjen e djeshme në premierën e filmit “5 Herë Jo” ka qenë artisti i njohur Sardi Strugaj. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me filmin por jo vetëm…
Si fillim si i duket Sardit kolona zanore e filmit nga Alban Skënderaj?
Mezi kam pritur ta dëgjoj. Në momentin që e dëgjova dhe pashë dhe Donaldin me Borën duke e kërcyer, mendoj që është kënga perfekte. E kam dashuruar direkt me dëgjim të parë. Nuk besoj se do e kisha bërë më mirë. Por një surprizë të vogël meqë jemi tek premiera, edhe një këngë e imja është pjesë e filmit. Nuk e kanë lënë pa e marrë atë. “Te Ana” është titulli i këngës. Është një këngë që i është kushtuar Anës dhe e kam publikuar dhe është bërë pjesë e filmit.
Nëse do bëje një këngë me Donaldin çfarë zhaneri do ishte?
Me shumë mundësi do ta bëjmë një këngë me Donaldin, por do t’jua lëmë surprizë zhanerin. Kam folur mjaftueshëm këto tre muajt e fundit, kështu që disa gjëra do i lëmë surprizë.