DJ PM dhe DJ Dagz bashkojnë forcat me Dujanen dhe sjellin një hit të padiskutueshëm. “Je ma e mira” është projekti që i bashkangjitet këtë javë klasifikimit të “The Top List”. 

“Je ma e mira” nga DJ PM, DJ Dagz dhe Dujanen vjen si një kombinim i pastër i energjisë pozitive, ritmeve moderne dhe një mesazhi të thjeshtë, por të ndjerë dashurie. Që në dëgjimin e parë, kënga të kap me beat-in e lehtë dhe refrenin fiksues.

“Je ma e mira” mezi po pritej nga fansat që në momentin kur u paralajmërua. Mjaftoi vetëm refreni, për të kuptuar se ky projekt do të bënte namin.

DJ PM dhe DJ Dagz sjellin një produksion të pastër me elementë plot ritëm. Nga ana tjetër, Dujanen i jep këngës shpirtin e vet. 

“Je ma e mira” nuk është thjesht një këngë dashurie, por një vibe. Një këngë që dëgjohet pa u lodhur dhe që ka potencialin të mbetet gjatë në mendje.