Yll Limani bashkoi fuqitë me dyshen e talentuar, duke sjellë projektin muzikor të titulluar “Besom”. Ai surprizoi me publikimin e tij më të ri në bashkëpunim me Dj Dags dhe PM.

Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë u rendit në vendin e dytë të “The Top List”, duke treguar interesin e madh që publiku kishte treguar për këtë projekt muzikor. Por në javën e dytë të futjes në klasifikim, “Besom” humbi 12 pozicione, duke u renditur në vendin e 14-të.

Duke nisur nga java e kaluar, kjo këngë u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, ku falë votave të publikut ajo u ngjit sa më në majë të listës.

Ndërsa kjo javë ka rezultuar tepër e suksesshme për Yllin dhe kolegët e tij pasi projekti i tyre është rikthyer në 5-shen e këngëve më të nxehta të klasifikimit të “The Top List”.

Gjatë kësaj jave, kjo këngë është ngjitur me 5 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.