Diona Fona është një ndër këngëtaret më të reja të tregut muzikor shqiptar e cila ka nisur të këndojë që në vegjëli duke rikrijuar ‘cover-a’ të artistëve të famshëm.
Javë më parë ajo hyri në klasifikimin e 100 këngëve të muzikës moderne shqiptare me projektin e saj të parë të quajtur “Havera” i cili u prit shumë pozitivisht nga publiku. Kjo këngë e cila flet për dashurinë mes dy të rinjve u realizua kur ajo mbushi 18-vjeç si një mënyrë për t’i dhënë ‘start’ karrierës muzikore me një projekt të pavarur e personal.
“Havera” ka qënë pjesë e klasifikimit të “The Top List” për 7 javë rresht dhe pas një periudhe të shkurtër mungese në listën zyrtare të “Top Awards” ajo rikthehet sërish.
Prurja e saj më e fundit “Shy” është një ndër hyrjet më të reja në klasifikim e cila, ashtu si “Havera”, mban vulën e “RedBox Entertainment”. Ky projekt flet sërish për relacionet e dashurisë mes dy të rinjve ndërsa videoklipi është realizuar në New York nën drejtimin e Artan Korenica.
“Shy” teksi i së cilës është shkruar nga vetë këngëtarja simpatike, këtë javë pozicionohet në vendin e 60-të në “The Top List” duke shënuar një rikthim mjaft të mirë të saj.