Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Këngëtarja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata dhe titullohet ‘Gajde’ e deri më tani ka arritur më shumë se 10 milion klikime në platformën YouTube. E duket se vetëm në kaq pak kohë Dhurata ka sjellë projektin e saj të ri muzikor.

Ajo ka bashkuar forcat këtë herë me një këngëtar gjerman, i cili është Luciano. “Adrenalina” titullohet projekti i ri që është bërë pjesë e ”The Top List” këtë javë.

Sjellim ndër mend se kjo nuk është hera e parë që Dhurata vjen në bashkëpunim me një artist ndërkombëtar, duke përmendur këtu GIMS, Soolking apo Azet. Duke u nisur nga kjo, “Adrenalina” sigurisht që pritet të jetë një tjetër hit që do mbahet mend gjatë.