Një “luftë” e heshtur ka nisur në klasifikimin e “The Top List”, mes Dhurata Dorës dhe Era Istrefit.

Ndërkohë që Dhurata Dora dhe Dj Geek, me këngën e tyre “Ayo”, qëndronin për dy javë rresht në krye të Top Listës, publikimi i projektit të ri të Era Istrefit në bashkëpunim me Felix Snow, “Redrum”, arriti ta mposhtë “Ayo”, duke bërë që për tre javë rresht të kryesonte klasifikimit.

Por këtë javë fansat e Dhuratës dhe Dj Geek kanë dhënë maksimumin e tyre, ku përmes votave, kanë rivendosur hitin e dyshes sërish në vend të parë, duke mposhtur Era Istrefin, e cila për këtë javë ka humbur 7 pozicione nga java e kaluar.

Kjo javë ka sjellë një lumë ndryshimesh sa i përket renditjes së këngëve si dhe prurjeve të reja.

“Vec ty” e Dhurata Dorës, është projekti muzikor që është ngjitur me më shumë pozicione në listë, ekzaktësisht me 19 vende, ndërsa kënga që ka zbritur më shumë është bashkëpunimi i Getinjo dhe Kidës, “Ku je” me -36 pozicione.

Katër prurje të reja janë futur në klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, duke lënë jashtë disa prej projekteve më jetëgjatë të listës.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 68:

1. Dhurata Dora ft. Dj Geek – Ayo
2. Capital T ft. Macro & Dj Nika – C’est La Guerre
3. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
4. Andrra – Kalle Llamen
5. Kida – Anderr
6. Shpat Deda – Ninulle
7. ButrintImeri – E jona
8. Era Istrefi ft. Felix Snow – Redrum
9. Dhurata Dora – Vec Ty
10. FamiliaIdeale – Jashte
11. Hitboyz – Knej nga Durrsi
12. Ledri Vula ft. Lumi B – Krejt shokt e mi
13. Majk ft. Onat – Le t’xhelozojn
14. Majk – Fund
15. Gjiko – Yjet Nalt
16. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
17. Alban Skenderaj – Dikur
18. Olidena ft. Sergio – Ajer
19. Majk – Kcen
20. Ledri Vula – A jena mire
21. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
22. Dafina – Four Season
23. Ronela Hajati –Mos ik
24. Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
25. Renis Gjoka – Sot
26. Stresi – Mos u Dorzo
27. Ledri Vula – Kings
28. Ermal Fejzullahu ft. Nora Istrefi – Hije
29. 2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
30. Argjentina Ramosaj–Pse
31. Era Istrefi – Bonbon
32. Elinel – Qmos (Predator)
33. Mc. Kresha& Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
34. Ylli Limani – Shiu
35. Stine – Bela
36. Soni Malaj – Pergjithmone
37. Besa ft. Flori – 123
38. Enxhi Nasufi – JOJO
39. Stine – Mama
40. Besa – Kokeforte
41. Stanaj – Romantic
42. Ana Bakaj – Reckless
43. Blunt ft. Real –Suzi
44. Bjoken Lako – Sekret
45. Alban Skenderaj % Dalool – 1000 Premtime
46. Edona Vatoci – Miremengjes
47. Dren Abazi& ZZO – Kur je me mua
48. Getinjo ft. Kida – Ku je
49. Sant&Marly – DMPL
50. SKIVI -LLAFI

Out
Gjiko – Je Shku
Xhensila ft. Kida – Uh Baby
Ghetto Geasy feat Majk – Ajo
Xuxi – Seven Days

In
Alban Skenderaj & Dalool – 1000 premtime
Besa – Kokeforte
Sant&Marly – DMPL
Skivi – Llafi