Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.  E vetëm pak ditë më parë na erdhi një surprizë nga Dhurata.

Këngëtarja ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Sa m’ke mungu”, një këngë padyshim dashurie. Kishte kohë që Dhurata nuk po na emociononte zemrat me një baladë romantike, por duket se koha e duhur ishte pikërisht tani.

Kënga e fundit e Dhuratës në klasifikimin e “The Top List” ishte “Criminal”. Ajtualisht ky projekt ka 13 javë si pjesë e klasifikimit dhe “Sa m’ke mungu” do të jetë projekti i dytë në listë për këngëtaren.

Teksa janë dy këngë pak a shumë të ndryshme për nga natyra, publiku padyshim që pëlqen çdo projekt nga këngëtarja, qoftë baladë romantike apo këngë më ritmike. Por këtu lind pyetja, cilën këngë do të votojnë më shumë dëgjuesit dhe do ta pozicionojnë më lart në klasifikim?

Kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim. Megjithatë, “Sa m’ke mungu” që në javën e parë të publikimit ka arritur një renditje goxha të mirë në listë për një hyrje të re, pikërisht në vendin e tetë.