Dhurata Dora shpesh na ka surprizuar me bashkëpunime me artistë të huaj që jo vetëm pëlqehen nga publiku por kthehen në një sukses të vërtetë. Thënë kjo nga hiti “Zemër” në duet me këngëtarin Soolking e duke vazhduar me të tjerë artistë të njohur ndërkombëtar si GIMS, Luciano apo Azet.

E duket se tregu ndërkombëtar i rri më së miri këngëtares, e cila sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Stefflon Don dhe këngëtaren INNA. Projekti i ri i tyre mban titullin “Yummy”.

Kënga është plot ritëm dhe adrenalinë që mund ta themi me plot gojën se tregon një vibe ‘girl power’. Mesa duket kemi të bëjmë me hitin e radhës që pritet të ‘bëjë namin’.