Dhurata Dora ka zgjedhur të sjellë një projekt në një gjuhë të huaj, atë gjermane. Kënga e saj e fundit titullohet “Sonne” dhe hyn këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
“Sonne” përkthehet në shqip ‘diell’ dhe vërtet që na ka surprizuar. Kjo baladë i shkon shumë për shtat Dhuratës dhe duket se të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.
Duke u marrë me realitetin e një bote ku gjithçka nuk është ashtu siç duket, kënga përmban vëzhgime të sinqerta me të cilat shumë njerëz mund të lidhen në këto kohë plot tension. Kënga gjithashtu ofron njohuri dhe ndjenja personale.
Elementet e kitarës, ritmet dhe zëri unik i Dhuratës e sjellin këngën në një nivel jashtëzakonisht të fortë dhe emocional. “Sonne” është gjithashtu shumë e veçantë për artisten pasi kjo është kënga e saj e parë në gjermanisht.
Dhe duket se dhe fansat e kanë pritur mjaft mirë këtë projekt duke u nisur nga komentet në YouTube. Shumica prej tyre kanë qenë në gjuhën gjermane dhe duke e cilësuar si një art të mrekullueshëm dhe të tjera fjalë mjaft të mira.