Dhurata Dora ka publikuar së fundmi albumin e saj titulluar “Dhurata”. Këngëtarja ka sjellë 16 këngë të reja, ku nga të cilat 2 prej tyre bëhen pjesë e kësaj jave në klasifikimin e ”The Top List”.

“Besame” është një ndër projektet më të dëgjuara të këtij albumi, të cilin Dhuarata e ka publikuar edhe me një videoklip. Kënga tjetër quhet “Shut Up” në bashkëpunim me dy artistë mjaft të njohur Luciano dhe Noizy.

Dhe vërtet që nga titulli i albumit, artistja solli plot ”Dhurata” për publikun. Projektet e saj solo gjithmonë kanë qenë shumë të pëlqyera, por Dhurata solli dhe bashkëpunime me emra shumë të njohur.

“Shut Up”, edhe pse deri tani gjendet vetëm në versionin audio, rezultoi mjaft i suksesshëm. E duket se Dhurata ka gjetur gjuhën e përbashkët me Luciano si dhe me Noizy, pasi nuk është hera e parë që bashkëpunojnë.

Nga ana tjetër ”Besame” e ka sjellë këngëtaren shumë të zjarrtë dhe sensuale. Ky projekt e ka pozicionuar atë në vend të 10-të, teksa ”Shut Up” renditet në vend të 47-të.