Që në momentet e para të publikimit, bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe këngëtarit algjerian, Soolking, u pëlqye pafund nga publiku shqiptar. “Zemër” mban titullin kjo prurje e re muzikore, përmes të cilës përcillen nota tepër ritmike.
Ndërkohë që në javën e parë të hyrjes në listë kjo këngë renditej në vendin e 42-të, nga java në javë ajo është ngjitur sa më lartë, duke u renditur në zonën e nxehtë të klasifikimit. Edhe pse javën e kaluar ajo humbi 5 pozicione, këtë javë është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, duke zënë vendin e parë.
Dhurata Dora ia ka dalë të fitojë zemrat e të gjithëve dhe si pasojë është shpallur kënga më e dëgjuar dhe më e votuar javës. Pavarësisht se një pjesë e tekstit është në frengjisht, fansat sërish shijojnë “Zemer”. Në fakt shumë personazhe në rrjetet sociale kanë nisur të këndojnë pjesën e Soolking, ashtu sikurse ata e kuptojnë, duke sfiduar njëri-tjetrin.
Në vendin e dytë dhe të tretë pozicionohet dy bashkëpunimet, “Drejt ne zemer” dhe “Menemadhe”, të cilat vazhdojnë ende të jenë në zonën e nxhetë të klasifikimit, edhe pse kanë humbur nga një pozicion nga java e kaluar.
Përpos vendit të parë që ka ardhur një surprizë edhe vendi i katërt është pushtuar nga një hyrje e re muzikore dhe bëhet fjalë për bashkëpunimin e Kidës dhe Lyrical Son, “Deja Vu” ndërsa në vendin e 5-të është ngjitur Yll Limani me këngën e tij “Harrom.