Pas hitit “Kce Kce”, Majk dhe Gjiko janë bashkuar sërish për një projekt të ri muzikor. E mbase, ky i riu do ta lëri në hije paraardhësin e tij.
Majk dhe Gjiko kanë ardhur me këngën “Reptile” që ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Një titull shumë intrigues dhe interesant apo jo?!
Në fakt, kurioziteti i fansave ka qenë mjaft i madh që në momentin kur dy artistët e paralajmëruan bashkëpunimin në një mënyrë shumë ‘goditëse’ në rrjetet e tyre sociale. Ata postuan një video me referenin në sfond, teksa dukeshin ‘të plagosur emocionalisht’ deri sa bien më pas në tokë.
Pra, një ‘reptile’ i ka lënduar ata… Thoni ç’të doni, por ‘nepërkë’ e kemi dëgjuar shpesh, e ndërsa ‘reptile’ eshtë komplet tjetër nivel. Shumë origjinale nga çunat tanë!