“Hajt Hajt” është një ndër këngët që ka ngritur një debat në rrjetet sociale dhe bëhet fjalë për paraqitjen e Kiara Titos në klipin e kësaj këngë. Shumë fansa kanë reaguar duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë përveçse një miqësie. Shumë dashamirës së muzikës së Butrintit duket se nuk pranojnë dot faktin që mes Butrintit dhe Kiaras mund të ketë një lidhje dashuria.
Lidhja e Butrint Imerit dhe Kiara Titos
Prej kohësh përflitet në media se këngëtari i dashuri i publikut shqiptar dhe moderatorja simpatike janë në një lidhje dashurie dhe shkak për këtë aludime janë bërë pikërisht disa foto, ku Kiara dhe Butrinti janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Dyshja e famshme është munduar që nëpër deklarata të ndryshme të hedhë poshtë këto thashetheme, duke u shprehur se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa një miqësi.
Kiara dhe Butrinti i hedhin benzinë zjarrit
Të gjendur të rrethyar mes këtyre thashethemeve, Butrinit Imeri vendos që të paraqitë në projektin e tij më të ri mzuikor, Kiaran, duke bërë kështu që thashethemet të nisin përsëri. Fansat e Butrintit madje kanë nisur të ofendojnë Kiaran në rrjetet sociale. Pavarësisht kësaj, Kiara ka dalë sërish në një intervistë për “Thumb”, duke sqaruar përsëri se mes saj dhe Butrinit nuk ka asgjë.
Por paraqitja e Kiaras në “Hajt Hajt”, duket se ka pelanizuar paksa Butrinit. Projekti i tij ka bërë një debutim të dobët në klasifikim krahasuar me projektet e mëparëshme muzikore. Sugjerimet e publikut kaë bërë që kjo këngë të renditet në vendin e 45-të për këtë javë në “The Top List”. Pavarësisht jetës private, debutimi i Kiara Titos në jetën publike me Butrint Imerin rezultoi paksa zhgënyes.