Edhe pse ka qenë pjesë e tregut muzikor duke kompozuar e duke shkruar tekste këngësh, Dea Strica na ka munguar ta dëgjojmë me një projekt të sajin. Kanë kaluar rreth 3 vite që kur Dea ishte pjesë e listës dhe mungesa ka qenë e madhe.
Por ja që pritjes i erdhi fundi! Dea duket sikur ka dëgjuar lutjet e kërkesat e shumta të publikut që kanë pasur dëshirë që të vinte sa më afër tyre.
Dhe artistja më në fund ka ardhur në klasifikimin e “The Top List” të kësaj jave me projektin e saj më të ri. E ku ka më mirë se një këngë shumë personale për të shënuar rikthimin e saj.
Projekti i Dea Stricës që e risjellë atë në “The Top List” pas disa vitesh, mban titullin “Monolog” dhe e ka pozicionuar në vend të 51-të për këtë javë. Dhe ashtu siç e quan dhe artistja, kënga vjen vërtet si një monolog me veten, një vetëkërkim personal… Por për më shumë dëgjojeni e gjykojeni vetë!