David Dreshaj, një nga artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar, ka dhënë një intervistë së fundmi për mediat në Kosovë, ku ka zbuluar më shumë detaje mbi projektet e tij të radhës dhe jo vetëm. Davidi ka zbuluar se deri në fund të këtij viti do të sjellë plot tre këngë të reja, një prej të cilave një bashkëpunim me…
Si ka qenë kjo periudhë vere me koncerte për ty?
Ka qenë shumë aktive, ishte hera e parë që përballesha me koncerte kaq të mëdha dhe me artistë me famë të madhe.
A të ka ndihmuar ndonjë artist gjatë fillimit të karrierës tënde?
Zgjatje dore nuk ka pasur nga askush. Unë dhe familja ime jemi vetëmenaxhues i karrierës sime muzikore dhe nuk më vjen turp ta them këtë.
A ka pasur artistë që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ty, apo që kanë kërkuar para?
Artistë më të mëdhenj që kam tentuar të bëjë bashkëpunim me ta, nuk ma kanë dhënë mundësinë, nuk e di pse. Në atë kohë nuk e kam kuptuat pse, sepse kam qenë dhe më i ri. Por tani e kuptoj që është konkurrim dhe askush nuk do të shohë dikë tjetër mbi veten. E di që e kanë arritur me gjak atë që kanë sot dhe unë e çmoj shumë këtë pjesë.
Cili nga bashkëpunimet që ke pasur ka qenë më i thjeshti?
Në këngë ka qenë më i lehti ndoshta Don Phenom sepse e kemi përfunduar shumë shpejt në studio. Ndërsa në xhirime ka qenë më i lehtë Young Zerka.
Çfarë vjen së shpejti nga ti?
Po punoj me një baladë me Fifin, sepse kam pasur shumë këngë ritmike. E dua shumë Fifin dhe ia dua shumë baladat. Besoj se sa më shpejt do të realizojmë videoklipim dhe do ta lançojmë si projekt. I kam dhe dy projekte të tjera solo, që do të dalin deri në fund të këtij viti.