David Dreshaj është një artist i ri në moshë, i cili për një kohë të shkurtër ka arritur një sukses të madh në fushën profesionale. Ai ka sjellë një sërë këngësh që janë kthyer tashmë në hite dhe janë pëlqyer maksimalisht.

Davidi ka krijuar një impakt mjaft të mirë tek publiku prej vitesh tanimë. Edhe pse ende i ri, ai është kthyer në një nga artistët më të paguar dhe jo vetëm kaq.

Të dielën e shkuar, Davidin e kemi parë si të ftuarin special në spektaklin e humorit “Portokalli”. Ai këndoi për publikun në sallë, por dhe për teleshikuesit, këngën e tij më të re, “Te quiero – Je t’aime”.

Por Davidin e kemi parë edhe si asnjëherë tjetër në rolin e aktorit. Ai ka sfiduar veten edhe në këtë fushë të artit duke qenë pjesë e një skeçi humori. Shijojeni atë më poshtë…