David Dreshaj duket se ka goditur sërish në shenjë me projektin e tij të radhës. “Brenga” mban titullin kënga e tij e re që hyn këtë javë në klasifikimin e “The Top List”.
Davidi shfaqet mjaft emocional në këtë projekt dhe e përfshin komplet dhe dëgjuesin. Kënga trajton temën e dashurisë dhe ndjenjës së brengës, duke lënë të kuptohet se artisti i është dorëzuar emocioneve kokë e këmbë.
Videoklipi nga ana tjetër të fut menjëherë në gjendje. Minimalist por që i përshtatet më së miri të gjitha ndjesive që transmetohen.
Davidi shfaqet siç nuk e kemi parë ndonjëherë, madje në disa skena duket se sfidon edhe temperaturat e ulëta për realizimin e videoklipit. Interpretimi i tij e bën projektin të tingëllojë personal dhe autentik, që ka bërë që fansat të pyesin se cila histori dashurie fshihet pas kësaj kënge.