Dario duket se po kalon një periudhë goxha aktive në karrierën e tij. Ai është gjithnjë e më prezent me projekte të reja muzikore, duke u siguruar që të jetë sa më pranë publikut.
Thënë kjo, artisti sapo ka publikuar këngën e tij më të re. “Creepy” mban titullin projekti që e risjell Darion sërish në klasifikimin e “The Top List”.
“Creepy” është një baladë moderne, ku Dario sjell një atmosferë shumë misterioze. Kënga është një përzierje e melankolisë dhe ritmit, duke mos e bërë atë aspak të mërzitshme.
Dario vazhdon të eksperimentojë me stile të ndryshme muzikore dhe “Creepy” nuk e ka zhgënjyer aspak publikun. Kjo këngë vjen pak kohë pas projektit “Ajo” në listë dhe momentalisht pozicionohet në vend të 20-të.