“Zili Zili” e Dafina Zeqirit është shndërruar në një ndër këngët më të komentuara të javës dhe një ndër shkaqet është Tayna.

Në media është aluduar se miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Tayna është prishur dhe “Zili Zili” është pikërisht kënga Duffy ia ka dedikuar “rivales” së saj. Vihet re se dy artistet nuk ndiqen nga njëra-tjetra në Instagram.

Pavarësisht gjithë “historisë” që mund të fshihet pas kësaj këngë, publiku e ka sugjeruar pafund këtë projekt muzikor, duke e bërë menjëherë pjesë të klasifikimit të “Top Aëards”.

Si gjithmonë, Dafina Zeqiri ka zgjedhur të vijë me një stil të vecante në paraqitjen fizike.

Një rëndësi të madhe, artistja i ka kushtuar dhe koreografisë, duke ardhur me një kërcim që do të torturojë Tik Tok-un në muajt në vazhdim.

Kjo hyrje e re e artistet është pozicionuar menjëherë në vendin e 5-të, një pozicion ky mjaft i rëdësishëm për një prurje të re.