Eshtë një artiste që gjithmonë vjen ndryshe, duke mos qënë e përsëritshme me projektet e saj. Dafina Ziqiri, e cila së fundmi ka qënë tepër aktive në tregun muzikor shqiptar, ka vetëm pak ditë që ka publikuar prurjen e saj më të re, të titulluar “Merri Krejt”.
E shumë komentuar ka rezultuar ky projekt i artistes, fokusi kryesor i së cilës ka qënë videoklipi. Në këtë video muzikore, këngëtarja ka sjellë një klip që të jep më shumë përshtypjen e një filmi me metrazh të shkurtër.
Duket se vëmendja është e gjitha tek klipi pasi edhe vetë komentuesit në rrjetet sociale apo në “Youtube”, kanë nxjerrë mesazhe të ndryshme nga kjo këngë duke u bazuar pikërisht tek klipi dhe jo tek teksti i këngës.
Videoja muzikore tregon Dafinën, e cila krijon një robot që është pikërisht vetja e saj. Pas gjithë përpjekjeve që Dafina bën që ta sjellë në jetë, ajo më në fund ja arrin qëllimit por përfundon duke u vrarë nga ky robot.
Ndërkohë teksti flet më shumë për një marrëdhënie mes një cifti që i ka dhënë fund lidhjes së tyre por as këtë nuk mund ta themi me bindje pasi mund të jetë një “luftë” që njeriu bën me veten.
Pavarësisht se mesazhi i kësaj kënge mund të interpretohet në forma të ndryshme, publiku i “Top Awards” nuk ka dhënë maksimunin e tij në votimin e kësaj kënge, duke bërë që Dafina të mos ketë një debutim të mirë për “Merri Krejt”, e cila mban vendine e 82-të për këtë javë.
Nuk dimë nëse klipi ka lënë në hije muzikën dhe tekstin e kësaj kënge, por një gjë është e sigurt publiku do e shikojë, dëgjojë dhe votojë këtë projekt muzikor këtë javë në klasifikimin e “Top Awards”.