Dafina Zeqiri ka vendosur që të jetë sa më pranë të gjithë atyre që mbështesin muzikën e saj, duke hapur një ‘broadcast channel’. Këngëtarja e njohur është shprehur se përmes këtij kanali, ajo dëshiron që të jetë sa më pranë ndjekësve të saj dhe të ndajë me ta detaje rreth muzikës së saj.

Pavarësisht se ka pak orë që është hapur, kanali i saj, të cilin e ka quajtur “Drama”, ka mbi 24 mijë ndjekës dhe bisedat kanë filluar menjëherë. Këngëtarja duket se ka vendosur t’i rikthehet sërish historisë kur flitet për të, duke u shprehur se ajo nuk mund të rrijë pa reaguar ndërkohë që e di se cila është e vërteta e gjithçkaje.

“Ti shpërthen nga brenda sepse do doje që t’i tregoje të gjithëve të vërtetën por në fund të fundit kjo nuk ka rëndësi. Të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe kanë të drejtë të mendojnë çfarë të duan. E vërteta del kurdo që e thojnë, janë gjëra që vihen re me kalimin e kohës. Kështu që kam vendosur që t’ja lë kohës dhe të vazhdoj rrugëtimin tim në gjërat që jam më mirë dhe sigurisht ajo është muzika“.