Një kapitull “Comeback” e ka quajtur Dafina rikthimin e saj të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Artistja, e cila punoi fort për tregun ndërkombëtar, këtë vit vendosi të rikthehej në vendin e saj të lindjes, duke sjellë këngë “solo” dhe bashkëpunime, të cilat kanë lënë shenjë këtë sezon veror.
E ngarkuar me shumë koncerte në të gjithë vendin, Dafina Zeqiri ka vendosur ta përfundojë kapitullin “Comeback” me një projekt të titulluar “Kapma Dorën”. Kjo këngë e ka rikthyer Dafinën sërish në stilin “old-school”, ku shumë fansa e kanë krahasuar me projektin muzikor “Vec me t’pas ty”, publikuar rreth 5 vite më parë.
Përpos stilit të ri që ka sjellë, fansat duket se kanë nostalgji për Dafinën e disa viteve të mëparëshme dhe këtë e shprehin vetë fansat përmes komenteve të tyre në rrjetet sociale.
“Cdo rikthim i mirë ka nevojë për disa njerëz që vërtet besojnë“, shkruan Dafina në një prej postimeve të saj, duke falenderuar fansat, familjen, kolegët, bashkëpunëtorët, partnerët dhe shoqërinë që kanë besuar tek ajo.
Nuk dihet ende nëse pas këtij viti të jashtëzakonshëm Dafina do sjellë projekte ndërkombëtare por një gjë është e sigurt, ajo nuk ka zhgënjyer asnjëherë fansat e saj.
“Kapma Dorën” është futur menjëherë në “The Top List” dhe për këtë javë pozicionohet në vendin e 43-të.