Kjo javë ja ardhur me disa surpriza sa i përket renditjes së projekteve muzikore në listë. Ndërkohë që bashkëpunimi i Ledrit dhe Butës mbante vendin e parë, ai ka mundur të mposhtet nga një tjetër bashkëpunim, pikërisht nga “Columbiana”, kënduar nga Tayna dhe Don Phenom. Edhe pse javën e kaluar mbante vendin e parë, “Merri Merri” këtë javë ka humbur 8 pozicione, duke u renditur në vendin e 9-të.

“Cika Cika” vazhdon të ngjitet sa më lart, duke iu afruar kreut të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Gjatë kësaj javë, bashkëpunimi i Ardian Bujupit dhe Xhensilës është ngjitur me një pozicion, duke u renditur në vendin e dytë.

Prej 5 javësh “Dashni me raki” e dyshes së talentuar, Ghetto Geasy dhe Flori Mumajesi është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku nga java në javë, falë mbështetjes së fansave, kjo këngë ka mundur të ngjitet sa më në krye të klasifikimit. Ndryshe nga java e kaluar, kur mbante vendin 4-t, këtë javë ky bashkëpunim është bërë pjesë e tre këngëve më të dëgjuara dhe votuara të listës zyrtare të “Top Awards”.

Sa i përket projekteve të reja, 6 të tilla i janë shtuar listës, duke treguar kështu që artistes vazhdojnë të prodhojnë muzikë, duke luftuar për atë që do të quhet hiti i kësaj vere.

https://www.youtube.com/watch?v=pxeJirdG7U8