Javën e kaluar Ronela Hajati u rikthye në “The Top List” me “Maje Men”, një këngë e cila kishte qëndruar në listë për 7 javë. Edhe pse i kishte munguar klasifikimit për 15 javë, falë votave të shumta nga ana e publikt, ky projekt muzikor është rifutur në listë, ku për këtë jave renditet në vendin e 88-të.

Pas këtij rikthimi, një tjetër këngë e Ronelës është bërë pjesë e listës zyrtare të Top Aëards këtë javë dhe bëhet fjalë për “Mos Ik”, një këngë që ka dalë nga klasifikimi që prej gushtit të vitit 2017. Kjo këngë jo vetëm është futur në listë, por ajo është renditur mjaft mirë, pikërisht në vendin e 20-të.

Por ç’ne gjithë ky mall për Ronelën? Artistja ka patur një vit tepër të ngarkuar me projekte dhe koncerte dhe duket se puna e saj është shpërblyer më së miri nga ana e fansave, të cilët e kanë votuar pafund dhe e kanë rikthyer këngëtaren e tyre të preferuar në listë më këngë të publikuara kohë më parë.

Këngëtarja momentalisht po shijon suksesin e projekteve muzikore të publikuara derimë tani, duke mos prodhuar muzikë të re.

Ronela gjendet gjithashtu në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare edhe me projektn e saj të fundit, “Do ta luj”, e cila për këtë javë mban vendin e 61-të.