Dy artistët më të ri në tregun muzikor shqiptar Ronaldo Heta dhe Andi Lazaj sapo janë bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëtëve të muzikës moderne shqiptare me “City Lights”.
I kontaktuar nga Top Awards, Roni ka folur më tepër rreth këtij projekti, punën me producentin Andi Lazaj si edhe ‘Bulza Entertainment’, vendi ku kënga ka marrë jetë.
Këngëtari ka treguar se “City Lights” është krijuar në një ditë vere, në një periudhë kur atij i duhej të merrte vendime të rëndësishme për jetën e tij, në lidhje me karrierën profesionale dhe muzikore. “Kur krijon ke nevojë të hapësh mendjen dhe të shikosh gjërat që ke përreth dhe të vrojtosh ndjesitë që ato të japin”-është shprehur Roni.
Gjithashtu ai ka shtuar se një ndër këto gjëra janë edhe dritat e qytetit të cilat të drejtojnë tek vendet që kanë impaktin më të madh tek ti. Sa i përket tekstit të këngës që vjen në gjuhën angleze, fillimisht nuk ishte menduar të ishte e tillë.
U shkruajt në anglisht si influencë e muzikës që vetë Roni dëgjon dhe kjo sipas tij është diçka pozitive pasi kënga mund të dëgjohet dhe kuptohet nga një audiencë akoma më e gjerë. Kjo prurje ritmike me rrymë ‘tropical house’ e ndërthurur me atë elektronike vjen vetëm falë Andi Lazaj të cilin ai e ka njohur vite më parë në “Tirana Art Fest”.
Ky bashkëpunim i cili ka rezultuar i suksesshëm do të ishte i pamundur nëse dyshja nuk do të njihej me Bojken Lakon dhe ‘Bulza Entertainment’ që është një label i cili mbështet talentet e reja. “City Lights” është 1 ndër 6 hyrjet më të reja të “The Top List” që këtë javë votat e publikut dhe fansave e kanë renditur në vendin e 50-të.