Jemi në javën e 124-t të klasifikimit të “The Top List” dhe gjatë këtij rrugëtimi ka patur shumë artistë të cilët janë bërë pjesë e “The Top List” por një detaj i veçantë ka qënë edhe hyrja e artistëve të rinj në klasifikimin e 100 këngëve me të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që lista zyrtare e “The Top List” nisi fillimisht me 20 këngë, me vonë ajo u bë me 50 këngë dhe më pas me 100, duke shtuar kështu shumëllojshmërinë e rrymave muzikore dhe artistëve.

Po të rikthehemi pas në kohë, në dhjetorin e vitit 2015-të, kujtojmë klasifikimin e parë të “The Top List”, i cili në atë kohë përbëhej nga 20 këngë.

Edhe pse thuajse të gjithë artistët e javës së parë kanë sjellë projekte muzikore të cilat kanë qënë here pas here në “The Top List”, ka dhe nga ata artistë të cilët në javën e 124-t të këtij klasifikimi nuk janë.

Po të analizojmë këtë klasifikim, vëmë re që Bleona është një artiste, e cila nuk ka sjellë më projekte muzikore në treg, duke kaluar kështu thuajse 2-vjet pas asgjë të re. Në javën e parë të “The Top List”, ajo ka qënë pjesë me këngën “Take you Over”.

Nga ana tjetër, Erik Lloshi është një tjetër artist, i cili edhe pse ka publikuar disa projekte muzikore, nuk ka mundur të jetë pjesë e listës zyrtare të “Top Awards”.

Nisur nga kjo, duam t’ju pyesim se cilin nga këta artistë të këtij klasifikimi https://topawards.top-channel.tv/index.php/13122015/ do donit ta riktheni në “The Top List”?