Loredana vazhdon të korrë suksese të tjera. Reperja nuk po di të ndalet duke sjellë vazhdimisht projekte të reja mjaft të pëlqyera nga publiku.
Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Vetëm pak orë më parë, artistja ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor por këtë herë në gjuhën gjermane.
“OFT VERTRAUT” është titulli i këngës që flet për një vajzë e cila vazhdonte i besonte ish- partnerit edhe pse ai e tradhtonte… Ju duket gjë histori e dëgjuar?