Këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor. E titulluar “Heat”, kënga po që i ngrit edhe më tej temperaturat.
Kënga vjen në anglisht dhe synon sërish tregun e huaj. Por në fakt duket se Era nuk po arrin të përsërisë suksesin e para disa vitesh.
Era tashmë ka zënë një vend në tregun ndërkombëtar me “Bon Bon”. Ky projekt rezultoi një hit jo vetëm në Shqipëri, por bëri bujë më së shumti jashtë territorit.
“Bon Bon” e bëri të njohur Erën dhe talentin e saj dhe sigurisht që fansat prisnin akoma dhe më shumë. Por në fakt, suksesi i “Bon Bon” nuk po përsëritet më, të paktën deri më tani.
Kjo në fakt na solli një rast tjetër në mendje. Ju kujtohet Psy? Artisti që solli “Gangnam Style” shumë vite më parë?
Epo Psy fitoi një famë të paparë me këtë hit, me projekte satirë, imitime, bluza, meme dhe çdo gjë tjetër që lidhej me “Gangnam Style”. Por pyetja që lind është: ku është sot Psy?!