Një nga zërat e rinj më të talentuar të momentit, Sardi Strugaj, ishte i ftuar në “Wake Up” në Top Channel për të folur për këngën e tij më të fundit “Falje Vetes”, por edhe për karierën e tij në tërësi.

Kujt i thotë më me vështirësi Sardi ‘më fal’?

Më të vështirë e kam t’i kërkoj falje vetes, e kam më të vështirë të gaboj me veten…

Si lindi “Falje vetes”?

Kjo ka qenë një këngë e bërë në kohë rekord. Nisi si demo. Është bërë brenda pesë ditëve punë dhe është një nga ato këngët që e dua shumë. Më pëlqen si ka dalë.

A i shfaq emocionet me vështirësi apo natyrshëm?

E kam më të thjeshtë t’i shfaq emocionet kur këndoj, e kam të vështirë të shprehem. Në këngë e kam më të thjeshtë të shprehem, emocionet i shkruaj.

Do të të shohim në ndonjë fushë tjetër përveç muzikës?

Do më shihni edhe në regji shumë shpejt. Më pëlqen regjia e filmit, teatrit, skenografia, më jepet por me shumë mundësi vitin tjetër dua të filloj edhe akademinë që të kem edhe formimin akademik.

E teksa fansat e pëlqyen projektin e ri muzikor, kishte edhe nga ata që bënë një lidhje mes këngës dhe situatave të krijuara në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Më së shumti, vargjet që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, kanë qenë këto:

E saherë mendon ajo për borënftohti zemrën nuk ia prek. Falje vetes i kërkonte ajo, nuk e kishte vënë dje në vendin e parë.

Pikërisht për këto vargje kaq shumë të komentuara, u pyet Sardi, i cili e mohoi idenë që këto vargje i drejtohen Bora Zemanit, por më pas ia la fansave të aludonin gjithçka.

Është diskutuar shumë sepse është përmendur bora. Nuk bëhet fjalë për Bora Zemanin, por për borën si fenomen natyror. Ka qenë frymëzim, por jo direkt me historinë e “Big Brother”… Ka njëfarë lidhje, por nuk mund ta them lidhjen konkrete… Është shumë e bukur se si ka dalë për secilin nga personazhet, është e përshtatshme.