Shumë emocione kanë marrë fansat nga projekti më i fundit i Capital T, i cili e ka sjell artistin nostalgjik. “Kujtime” titullohet prurja më e re e reperit shqiptar, i cili ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut, edhe pse ka vetëm pak kohë që e ka nxjerrë në treg.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, Kapoja është shprehur se ka dhuruar shumë emocion dhe pasion për këtë këngë. Kjo këngë ka ardhur e shoqëruar me një videoklip, i cili në fillim fillon me shprehjen: “Pendesa nuk do të thotë asgjë nëse vazhdon të bësh atë për të cilën të vjen keq”.
Një detaj që e ka sjellë ndryshe artistin në këtë projekt muzikor janë notat imdiane, të cilat ai i ka përfshirë në muzikëm e cila është punuar nga Bo Beats ndërsa mix/master është punuar nga Lorenc Aliaj.
Ndërkohë që është futur në listë që në javën e parë të publikimit, sugjerimet e fansave e kanë renditur projektin e fundit të Capital T në vendin e 98-të.
Nga ana tjetër, Kapoja gjendet në “The Top List” edhe me 7 projekte të tjera muzikore si “Filma”, “Pasha Jeten”, “Andiamo”, “Lejla”, “Pse po ma lun lojen”, “Bomba” dhe “O ma”, të cilat renditen përkatësisht në vendin e 47-të, 52-të, 53-të, 54-t, 60-të, 75-të dhe 83-të.