Ai është shndërruar në një nga reperat më të preferuar të kësaj verë për shkak të projekteve të shumta që ai ka publikur së fundmi.
Rreth një muaj më parë, Capital T bashkoi fuqitë me Mixey, duke sjellë projektin muzikor me titull “Hatixhe”. Prej dy javësh kjo këngë është bërë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, ku këtë javë ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u ngjitur me 48 pozicione. Falë votave të publikut, “Hatixhe” pozicionohet në vendin e 8-të.
Përvec këtij projekti, Kapo është në listën zyrtare të “Top Awards” edhe me 3 projekte të reja, duke u shndërruar në artistin e vetëm me kaq shumë këngë në klasifikimin.
“Pse po ma lun lojen”, është projekti tjetër i Kapos, që ka 4 javë që qëndron në “The Top List”. Gjatë kësaj jave, kjo këngë renditet në vendit të 13-të, duke humbur 6 pozicione nga java e kaluar.
E publikuar rreth 3 muaj më parë, “Uno” është kënga tjetër e Capital T që është futur në klasifikim që prej 16 javësh. Për këtë javë, ky projekt muzikor është renditur në vendin e 44-t.
“Lejla” është një ndër këngët me jetëgjatë të këtij klasifikimi. Prej 41 javësh, bashkëpunimi i Elvana Gjatës, Capital T dhe 2PO2 ka mundur t’i rezistojë konkurrencës së prurjeve të reja, ku për këtë javë mban vendin e 29-të.