Capital T vazhdon të na surprizojë dita ditës. Reperi i dashur i publikut shqiptar nuk di të ndalet, pa kaluar ende një muaj nga publikimi i projektit të fundit muzikor, artisti ka nxjerrë në treg një tjetër bashkëpunim.
“Across the world” mban titullin prurja më e re e Capital T, e cila është një bashkëpunim me dy artistë të huaj, Clique dhe Koach2.0. Me një tekst shqip-anglisht, kjo këngë ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut, duke u futur në listë që në javën e parë të publikimit.
Me futjen e kësaj këngë në “The Top List”, e cila është e 10-ta, Kapoja ka thyer rekordin si artisti që ka më shumë këngë në listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Në fakt, më parë ky rekord mbahej nga vetë ai, duke lënë kështu të nënkuptohet se Kapoja nuk njeh konkurrent.
Capital T është pjesë e listës me plotë 10 projekte muzikore, ku 8 këngë janë bashkëpunime dhe dy “solo”.
Si kënga që i ka mbijetuar më gjatë konkurrencës është bashkëpunimi me Elvana Gjatën dhe 2po2, “Lejla”, e cila prej 76 javësh ndodhet në listë.
Ndërsa projektet e tjera gjithashtu kanë javë të tëra që qëndrojnë në listë, duke u pozicionuar në vendet më të mira. “Pasha jeten”, “Andiamo”, “Hatixhe”, “Pse po ma lun lojen”, “Lejla”, “Pa Cenzure”, “Gucci”, “Ulu”, “Numra” dhe “Across the world” renditen përkatësisht në vendet 8-të, 17-të, 28-të, 31-të, 33-të, 47-të, 68-të, 76-të, 81-të dhe 100-të.