Kjo e premte në “The Voice of Albania” pritet të dhurojë emocione të forta në ekranin e Top Channel por veçanërisht për ata që do të jenë duke e shijuar “live” këte mbrëmje magjike.

Në skenën e këtij konkursi për përzgjedhjen e zërit më të mirë të shqiptarëve, i cili këtë javë shënon mbrëmjen e çerekfinales, do të performojë “live” një prej talenteve të reja shqiptare, Butrint Imeri.

I njohur për disa hite muzikore si “E jona” apo “Veç për mu”, Butrinti pritet të ngrejë në këmbë publikun e “The Voice” duke performuar “live” këto dy projekte muzikore, te cilat sa vijnë dhe marrin vlerësime maksimale nga publiku.

“E jona”, një këngë që padiskutim ka qënë hiti i verës së kaluar, prej 43 javësh qëndron në “The Top List”, duke u pozicionuar mjaft mirë, ekzaktësisht në vendin e 15-të. Ndërsa sa i përket projektit “Veç për mu”, ka vetëm 3 javë që është futur në listën zyrtare të Top Awards dhe mban vendin e 6-të, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm për klasifikimin e 50 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.