Këngëtari shumë i dashur për publikun, Butrint Imeri, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor. E që tani parashikohet se do të jetë hiti i radhës.

Artisti është kthyer pas një kohe të gjatë me këngën e tij të re të titulluar “Psikopat”. I njohur për këngët e tij me tematikë dashurinë, të cilat ‘trazojnë’ rrjetin që sa publikohen, Butrinti edhe këtë herë ka qëlluar në shenjë.

“Psikopat” arriti që të bëhej virale që pasi Butrinti publikoi një pjesë të shkurtër në TikTok. E tashmë këga ka arritur që të tërheqë mjaftueshëm vëmendjen e publikut, kjo dhe për shkak të klipit interesant ku Butrinti shfaqet shumë sexy.

Ai pëlqehet për stilin e tij muzikor, të cilit i ka qëndruar besnik që nga fillimi i karrierës. Por siç duket dhe nga kënga “Psikopat”, vera do të jetë e ‘nxehtë’ për Butrintin.