Ai është shndërrruar në një nga artistët e rinj më të dashur për publikun shqiptar dhe duket se Butrinti është shumë pranë një rekordi në klasifikimin e “The Top List”. Butrint Imeri, i cili është pjesë e renditjes me 3 projekte muzikore, është pozicionuar mjaft mirë në listë gjatë kësaj jave me të gjitha këngët e tij.

Sikurse edhe javën e kaluar, “Bella” vazhdon të mbajë kreun e listës zyrtare të “Top Awards”, ndërkohë “Veç për mu” pozicionohet në vendin e tretë. Gjatë kësaj jave, një tjetër projekt i Butrintit, “Mona Lisa”, është ngjitur me 2 pozicione, duke u renditur në vendin e 4-t.

Këngëtari është shumë pranë kreut të klasifikimit me 3 këngë, rekord ky i mbajtur më parë nga Noizy. Majin e vitit të kaluar, “The Baddest”, “Grande” dhe “Shut the place down” pozicionoheshin përkatësisht në vendin e parë, dytë dhe tretë.

Gjatë javës së 94-t të klasifikimit të “The Top List” janë vënë re ndryshime të mëdha sa i përket pozicionimit të projekteve muzikore. Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Stop For A Minute” e Jon Tarifës, e cila është ngjitur me 48 pozicione, duke zënë vendin e dytë. Ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Nalu pak” e Laureshës, me -33 pozicione.

Sa i përket prurjeve të reja, 4 të tilla i janë shtuar listës së 50 këngëve më të bukura të mzuikës moderne shqiptare.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv. Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar i “The Top List”, Top Awards, java 94:

  1. Butrint Imeri – Bella
  2. Jon Tarifa – Stop For a Minute
  3. Butrint Imeri – Vec per mu
  4. Butrint Imeri – Mona Lisa
  5. Ardian Bujupi x Capital T –
  6. Alban Skenderaj – Nuk je vetem
  7. Ledri Vula – U harrum
  8. Dj Olti ft. Alban Skenderaj ft. Dalool – ’93
  9. Alban Skenderaj ft. Dalool – 1000 Premtime
  10. Mixey ft. Capital T – Hatixhe
  11. Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
  12. Alban Skenderaj – Dikur
  13. Gjiko ft. Nora Istrefi – Gabime
  14. Majk- Stila
  15. Mozzik – Xhelozia
  16. Flori Mumajesi ft. Bruno, Klajdi, Dj Vicky – Karma
  17. Irkenc Hyka ft. Xhensila Myrtezaj – Si te jem mire
  18. Endri – Si dje
  19. Kida – Pe du
  20. Vesa Smolica – Asnjo si une
  21. Samanta ft. 2Ton – Bashk’
  22. Majk – Katile
  23. Stresi ft. Anxhelo Koci – Me fal 2
  24. HCUE ft. Kida – Don’t say no more
  25. Capital T – Psepo ma lun lojen
  26. Granit Derguti&Mixey ft. Xhensila – Lova
  27. Elvana Gjata – Forever Is Over
  28. Buta x Ledri – Mbi re
  29. Mimoza H – Well of Melodies
  30. Lumi B ft. Dhurata Dora – Simpatia
  31. Kida – Anderr
  32. Dhurata Dora – Bubble
  33. Majk – Kcen
  34. Ronela Hajati ft. Lyrical Son – Sonte
  35. Samanta – Zemren Maje
  36. Dj Dags & PM ft. Yll Limani – Besom
  37. Babastars – High 4 Real
  38. Luana Vjollca – Benzina
  39. Beatrix Ramosaj – Pa ndjenje
  40. Era Istrefi Ft. Felix Snow – Redrum
  41. Onat ft. Majk – Le t’xhelozojn
  42. Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
  43. Flori Mumajesi ft. Elinel – Ne shpirt
  44. Alban Ramosaj – Bitchi Mesnates
  45. Lyrical Son & Mc Kresha – Hey girl
  46. Dren Gashi – E nxone hapin
  47. Lauresha – Nalu Pak
  48. Adriano x Toquel – Poppa Bottle
  49. 5Ponca &ShpatDeda – M’tha T’thashe
  50. Genc ft. BimBimma – Nr1