Nëse ju kishte munguar Butrin Imeri, epo e ka një arsye për këtë gjë. Mesa duket artisti është duke përgatitur surpriza të mëdha për ne dhe të gjithë fansat e tij.
Butrint Imeri ka pak kohë që nuk ka qenë shumë aktiv me projekte të reja muzikore dhe duhet thënë që është vënë re goxha mungesa e tij. Fansat janë duke kërkuar të dinë më shumë rreth tij dhe po kërkojnë këngë të reja sa më shpejt.
Projekti i fundit i Butrintit ka qenë bashkëpunimi me reperin Don Xhon, të cilët sollën “Corazon”, një projekt që rrëmbeu menjëherë zemrat e fansave dhe rezultoi shumë i suksesshëm. “Corazon” ka 11 javë si pjesë e klasifikimit të “The Top List” dhe këtë javë pozicionohet në vend të 20-të të listës së 100 këngëve më të mira shqiptare.
Megjithatë, shpresojmë që nuk do të na duhet të presim dhe shumë për lajme të reja nga Butrinti. Këngëtari është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg albumin e tij më të ri. Por jo vetëm kaq. Butrinti gjithashtu do të merret dhe me një dokumentar që do të përmbajë prapaskenat e regjistrimit të këtij albumi. Ne mezi po presim të zbulojmë më shumë dhe jemi të sigurtë që edhe fansat e tij të shumtë po ashtu…