Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, ka lançuar këngën e tij më të re, titulluar “Lej kto rrena”. Ky projekt ka marr menjëherë një impakt mjaft pozitiv tek publiku i gjerë.
Në fakt, “Lej kto rrena” ka qenë një këngë që ka qarkulluar mjaft nëpër rrjete sociale prej shumë kohësh tanimë. E mesa duket kishte ardhur momenti i duhur që Butrinti ta publikonte.
“Nga një ëndërr e vonuar, në një këngë të pavdekshme”. Kështu e ka përshkruar vetë artisti këtë projekt.
Ai pëlqehet për stilin e tij muzikor, të cilit i ka qëndruar besnik që nga fillimi i karrierës. E “Lej kto rrena” është padyshim një ndër krijimet e tij më të mira, që këtë javë ka arritur të pozicionohet në vend të katërt, në Top 5.