Buta dhe Rinesancë vijnë me një tjetër bashkëpunim, duke sjellë “Eterike”. Duke njohur dy artistët, pritej që kënga të ishte mjaft e veçantë, njësoj si ata.

Dhe kështu ndodhi. “Eterike” del jashtë parashikimeve dhe renditet ndër këngët më të preferuara të javës në klasifikimin e 100 këngëve më të mira shqiptare.

“Eterike” në fakt është bashkëpunimi i dytë mes Buta dhe Rinesancë. Ky projekt vjen pak muaj pas publikimit të “Dy telefona”.

Duket se dyshja ka gjetur gjuhën e përbashkët në muzikë dhe po ia dalin me sukses, duke rezultuar mjaft të pëlqyer nga publiku. “Eterike” renditet në vend të 100-të aktualisht.