Buta dhe Singi duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët drejt suksesit. Thënë kjo, ata kanë bashkuar forcat për një tjetër bashkëpunim.
Pas gjashtë bashkëpunimesh, dyshja tashmë sjellin edhe “SMG”. Projekti i tyre i ri është një prej hyrjeve më të reja të “The Top List” këtë javë.
Kënga “SMG” nga Buta dhe Singi është një projekt i ri muzikor që sjell një atmosferë energjike dhe ritme të fuqishme trap. Të dy artistët njihen për stilin e tyre unik dhe tekstet me vetëbesim dhe në këtë këngë ata kombinojnë forcat për të sjellë një hit që i flet audiencës urbane.
Bashkë, ata krijojnë një dinamikë që nuk zhgënjen aspak dhe që dallohet edhe në “SMG”. Kjo këngë e re i pozicionon ata në vend të 99-të momentalisht.