Dy artistë mbajnë rekordin këtë javë me numrin e projekteve të reja të publikuara në kanalet e tyre në YouTube. Po flasim për Bletapertace dhe Buta, të cilët duket se kanë pasur një periudhë tejet të ngarkuar…
Bletapertace gjithnjë e më shumë po ngjitet në shkallët e suksesit të karrierës së tij. Duket se reperi është duke punuar fort duke dhënë më të mirën për publikun.
Artisti ka publikuar disa ditë më parë albumin e tij të parë “Çka ki mu bo kur t’rritesh?” Ky projekt përmban plot 19 këngë që tashmë janë publikuar dhe në platformat e transmetimit, “ncncncnc”, “Fifa”, “SMKT, “Tempo”, “Babadimri s’ekziston”, “Ligji”, “Dy tre minuta”, “Qysh mu bo milioner?”, “Fobia / imagjinata”, “kurr”, “Imortal”, “Chat me dëgjusin”, “Stoned bridge”, “mangupllak me stil”, “shme”, “ma t’mirën”, “komplimente”, “Moment”, “shnet n chill”.
Po ashtu dhe Buta ka sjellë shumë projekte të reja. Buta ka lançuar koleksionin e tij të këngëve të papublikuara më parë, nga viti 2017 në 2024, si një mënyrë për të falenderuar fansat e tij besnikë. Në këtë mixtape bëjnë pjesë “Kamera”, “Perzi”, “Mirëmëngjes”, “Foto”, “Slide”, “Freeborn”, “Qka”, “$teve Jobs”, “3PEAT”.